Fokus, Zyrtarë te lartë shprehin ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

by admin
Spread the love

 

LONDËR, 8 shtator /ATSH/ – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden përshëndeti sot te figura e Elizabeth II “një grua shteti me dinjitet dhe qëndrueshmëri të pakrahasueshme”, duke thënë në një komunikatë se mbretëresha e ndjerë ishte “më shumë se një monarke. Ajo mishëronte një epokë”.

Elizabeth II “ndihmoi për t’i bërë ‘të veçanta’” marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, shkroi presidenti amerikan në një deklaratë për shtyp. Ai thotë se “po pret me padurim të vazhdojë një marrëdhënie të ngushtë miqësie me Mbretin dhe bashkëshorten Mbretëreshë”.

Von der leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përshëndeti sot tek Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare, “një model vazhdimësie” përgjatë historisë, “qetësia dhe përkushtimi i së cilës kanë dhanë shumë forcë”.

“Ajo ka qenë dëshmitare e luftës dhe pajtimit në Evropë dhe më gjerë, dhe e transformimeve të thella në planetin tonë dhe shoqëritë tona”, shkroi ajo në Twitter, duke e quajtur atë “një spirancë në kohë të vështira”. Në një letër drejtuar Charles, ajo i uron sovranit të ri “urtësi dhe forcë për të vazhduar veprën” e Elizabeth II.

Olaf scholz

Mbretëresha Elizabeth simbolizonte “pajtimin” me Gjermaninë, duke ndihmuar në “shërimin e plagëve” të Luftës së Dytë Botërore, tha të enjten kreu i shtetit gjerman Frank-Walter Steinmeier.

“Britania i zgjati dorën Gjermanisë për pajtim – dhe dora e pajtimit ishte gjithashtu ajo e Mbretëreshës”, shkroi Steinmeier në një mesazh ngushëllimi.

 

Kancelari Olaf Scholz, në një mesazh tjetër vlerësoi “angazhimin e saj ndaj pajtimit gjermano-britanik”.

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, i bëri homazhe mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq sot, duke thënë në një telegram drejtuar mbretit Charles III se ajo kishte “shkruar” dhe “formësuar kapitujt më të rëndësishëm në Historinë e botës sonë për shtatë dekadat e fundit”.

“Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II padyshim që ka qenë dëshmitare, ka shkruar dhe formësuar kapitujt më të rëndësishëm në historinë e botës sonë gjatë shtatë dekadave të fundit”,shkroi Felipe VI, duke lavdëruar “ndjenjën e saj të detyrës, te përkushtimit dhe gjithë jetën e saj të përkushtuar për t’i shërbyer popullit të saj”.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti të enjten “trashëgiminë e jashtëzakonshme të paqes dhe prosperitetit” që Mbretëresha Elizabeth II i lë Mbretërisë së Bashkuar.

“Ndjenja e saj e lidershipit dhe diplomacisë ndihmoi në krijimin dhe forcimin e aleancave me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera në mbarë botën”, duartrokiti ish-udhëheqësi në rrjetin e tij, Truth Social.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka nderuar Mbretëreshën e Britanisë, Elizabeth II, pas vdekjes ditën e sotme.

“Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëresha Elizabeth II”.

“Për më shumë se 70 vjet, ajo ka ilustruar lidershipin dhe shërbimin publik vetëmohues. Ngushëllimet e mia më të thella për Familjen Mbretërore, për aleatët tanë të NATO-s, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, dhe për popullin e Commonwealth-it, tha Stoltenberg në një postim në Twitter.

Putin: Elizabeta II gezonte “dashurinë, respektin e shtetasve të saj dhe një autoritet botëror”

Presidenti rus Vladimir Putin nderoi sot kujtimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare dhe i shprehu ngushëllimet djalit të saj, mbretit Charles III.

“Ngjarjet më të rëndësishme të historisë së kohëve të fundit të Mbretërisë së Bashkuar janë të lidhura pazgjidhshmërisht me emrin e Madhërisë së Saj”, tha ai, duke i dërguar ngushëllimet e tij Charles III. “Ju uroj guxim dhe qëndrueshmëri përballë kësaj humbjeje të vështirë dhe të pariparueshme. Ju lutemi, transmetoni fjalët e mia të sinqerta të ngushëllimit dhe mbështetjes anëtarëve te familjes mbretërore dhe të gjithë popullit britanik”, tha Vladimir Putin.

Papa, “thellësisht i pikëlluar”, të lutemi për Elizabeth II dhe Charles III

 

Papa , “thellësisht i pikëlluar”, u shpreh për lutje për sovranen e ndjerë Elizabeth II, duke  nderuar “një jetë shërbimi të vazhdueshëm” dhe “shembullin e saj të përkushtimit ndaj detyrës”. Papa Françesku u shprehu “ngushëllimet e sinqerta” familjes mbretërore dhe popullit britanik, duke i dërguar lutjet e tij mbretit të ri, Charles III.

Macron përshëndet kujtimin e një “mikeje të Francës ”

Presidenti francez Emmanuel Macron nderoi mbretëreshën e ndjerë të Anglisë, Elisabeth II, të cilën ai e përshkroi si “një mike të Francës” dhe “një mbretëreshë zemrash që la gjurmë të pashlyeshme për vendin dhe shekullin kur jetoi”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres nënvizoi “vullnetin, dinjitetin dhe përkushtimin” e Elizabeth II, e cila ishte një “prezencë qetësuese gjatë dekadave të ndryshimeve të rëndësishme”.

/ir.pu/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like