FOKUS – Zelensky: Evropa të bëjë gjithçka që Rusia të mos e shohë veten si sundimtare të botës

by admin
Spread the love

KIEV, 22 mars /ATSH-UKRINFORM/ – Evropa duhet të bëjë gjithçka që është e mundur që Federata Ruse të mos ndihet si sundimtare e botës, deklaroi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili ka dhënë një intervistë për një numër transmetuesish publikë.

“Evropa duhet të bëjë gjithçka që Rusia të mos ndihet si sundimtare e botës. Sot, kjo gjë është e mundur. Ushtria ukrainase ndaloi ushtrinë e dytë më të madhe në botë. Kjo nuk do të thotë se populli rus duhet të shkatërrohet. Ky është një gabim”, deklaroi Zelensky.

”Brenda Rusisë, njerëzit janë të hutuar me pretendimin se kjo është një sfidë për Rusinë, për rusishtfolësit. Kjo nuk është e vërtetë… Shtetet evropiane duhet të kufizojnë fuqinë e Federatës Ruse duke mos e lejuar të fitojë para’ në tregjet e huaja”, shtoi ai.

”Problemi është se ne jemi në bodrume, pa ujë, pa ushqim, ndërmarrjet tona kanë ndërprerë punën, ne nuk mund të bëjmë një shëtitje rreth Kievit gjatë natës për të ngrënë në restorantin tonë të preferuar”, tha Zelensky.

Presidenti vuri në dukje se ”në vitin 2014, askush në Ukrainë nuk mund ta kuptonte mundësinë e një pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia”.

”Kishte parashikime nga studiues dhe historianë se Rusia po kërkonte të kthente Bashkimin Sovjetik, por nuk kishte asnjë ide për luftë. Dhe ato deklarata të Rusisë, e ashtuquajtura ‘mbrojtja e rusishtfolësve’, kanë çuar në faktin se ata që në një mënyrë apo në tjetrën mbështesin idenë që rusishtja të jetë gjuhë e dytë zyrtare”, theksoi ai.

“Thjesht, kur të zgjoheni një mëngjes dhe do të kuptoni atë që ne kemi kuptuar, atëherë  lufta ka filluar”, tha Zelensky duke iu drejtuar evropianëve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like