FOKUS – Ursula von der Leyen nominohet si kandidate kryesore për zgjedhjet e PE-së

by admin
Spread the love



BUKURESHT, 7 mars /ATSH/ – Partia Konservatore Popullore Evropiane (EPP) emëroi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si kandidaten e saj kryesore për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të qershorit.

Duke iu drejtuar EPP-së para votimit, Von der Leyen falënderoi kolegët e saj të partisë për besimin dhe mbështetjen e tyre dhe tha se ishte “nder t’i shërbesh Bashkimit Evropian”.

EPP ka zgjedhur zyrtarisht Von der Leyen për të udhëhequr fushatën, në kongresin e partisë në Bukuresht.

Kryetarja e Komisionit nuk është dashur të përballet me asnjë kandidat kundërshtar.

Von der Leyen po kërkon një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian dhe po udhëheq fushatën e PPE si pjesë e kandidaturës së saj.

Si rregull, partia që arrin rezultatet më të mira në zgjedhjet e Parlamentit Evropian emëron presidentin e radhës./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Po ecën me ritme të shpejta puna për ndërtimin e Urës së Bilçës në Berat


You may also like