FOKUS – Stoltenberg: Hungaria të ndjekë shembullin turk dhe ta lejojë Suedinë në NATO

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 24 janar /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti miratimin e parlamentit turk për hyrjen e planifikuar të Suedisë në aleancën e mbrojtjes dhe i bëri thirrje Hungarisë që të bëjë të njëjtën gjë.

”Unë mirëpres votën e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO”, deklaroi Stoltenberg.

“Unë gjithashtu pres që Hungaria të përfundojë ratifikimin kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

“Të gjithë aleatët e NATO-s ranë dakord në Vilnius që të ftojnë Suedinë të bashkohet me Aleancën tonë dhe Suedia ka përmbushur angazhimet e saj. Anëtarësimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë dhe të gjithëve ne më të sigurt”, theksoi Stoltenberg./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak105 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, patriotit e diplomatit Ismail bej Vlora


You may also like