FOKUS – SHBA mbështet armëpushimin në Gaza

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-DPA/ – Pas muajsh diskutimesh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar një projektrezolutë të rishikuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës”.

Projektrezoluta bën thirrje për “një marrëveshje për një armëpushim të menjëhershëm prej rreth gjashtë javësh në Gaza së bashku me lirimin e të gjithë pengjeve sapo palët të bien dakord”.

Formulimi pasqyron komentet e bëra nga zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris gjatë fundjavës, kur ajo bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm, të paktën për gjashtë javët e ardhshme për shkak të shkallës së madhe të vuajtjeve në Gaza”.

Situata humanitare në Gaza është e rëndë, me urinë në rritje në mesin e popullatës.

Deri më tani, më shumë se 30 000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 70 000 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit, i shkaktuar nga masakra e paprecedentë e kryer nga organizata islamike palestineze Hamas dhe grupe të tjera në Izrael më 7 tetor.

Që nga shpërthimi i konfliktit, Uashingtoni, aleati më i afërt i Izraelit, kishte kundërshtuar fjalën “armëpushim dhe kishte vënë veton ndaj tre rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit, organit më të fuqishëm të Kombeve të Bashkuara./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like