FOKUS – Rusia rifillon përdorimin e bombarduesve strategjikë në Ukrainë

by admin
Spread the love

KIEV, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusia ka rifilluar përdorimin e bombarduesve strategjikë për sulmet ndaj Ukrainës për herë të parë në më shumë se dy muaj, tha sot komandanti ushtarak i Kievit, Serhiy Popko.

“Pas një pushimi të gjatë prej 79 ditësh, armiku ka rifilluar sulmet ajrore me raketa nga avionët strategjikë të forcave ajrore Tu-95MS”, tha Popko në Telegram.

Raketat ishin lëshuar nga disa bombardues pranë Engels në rajonin rus të Saratovit.

“Asnjë objektiv armik nuk arriti në qytet”, shtoi shefi i administratës ushtarake.

Megjithatë, disa shtëpi u dëmtuan nga mbeturinat dhe valët e shpërthimit në periferi të kryeqytetit, ku jetojnë rreth 3 milionë njerëz.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 14 raketa u kapën, nga 19 gjithsej të lëshuara.

Goditje u raportuan edhe në rajonin lindor të Ukrainës të Dnipropetrovsk pranë Pavlohrad.

Metropoli lindor i Ukrainës, Kharkivi, u sulmua gjithashtu me gjashtë raketa S-300 me bazë tokësore gjatë natës.

Autoritetet raportuan se të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse pranë vijës së frontit në Kupjansk.

Ukraina ka frenuar pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë për më shumë se 21 muaj, me mbështetjen perëndimore.//a.i/.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like