FOKUS – Rusët pro-Kiev: Injoroni votimin, të lirojmë Rusinë nga Putini

by admin
Spread the love

KIEV, 12 mars /ATSH-ANSA/ – Mirëmëngjes nga kufiri ruso-ukrainas. Si të gjithë bashkëqytetarët tanë, në Legjion ëndërrojmë një Rusi të çliruar nga diktatura e Putinit, thuhet në komunikatën e ushtarëve të ‘’Legjionit Siberian’’.

‘’Por ne nuk ëndërrojmë vetëm: ne bëjmë çdo përpjekje për t’i realizuar këto ëndrra. Ne do t’i heqim tokën tonë regjimit pëllëmbë pas pëllëmbë. Rusët do të flenë të qetë, nuk do të kenë frikë nga kambana dhe do të thonë pa frikë atë që mendojnë. Rusët do të votojnë për atë që duan dhe jo për atë që duhet. Rusët do të jetojnë të lirë”, thuhet në mesazhin e Legjionit.

“Ushtarët e Legjionit Siberian’ ndodhen në Rusi dhe u bëjnë thirrje banorëve të Federatës Ruse që të shpërfillin zgjedhjet”,  shtojnë ata.

‘’Fletët e votimit dhe qendrat e votimit në këtë rast janë një trillim. Ndryshoni jetën tuaj për mirë vetëm me armë në dorë. Kushdo që nuk pranon një jetë të varfër nën tirani duhet të bëjë zgjedhjen e duhur”, thekson deklarata e tyre.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like