FOKUS – Ora e Tokës fik dritat në gjithë globin

by admin
Spread the love

UELLINGTON, 23 mars /ATSH-DPA/ – Zelanda e Re ishte e para sot në të gjithë globin që fiku dritat duke përuruar kështu fillimin e ngjarjen mbarëbotërore të Orës së Tokës.

Lëvizja globale nxit vendet të fikin dritat për një orë për të tërhequr vëmendjen ndaj  ndryshimeve klimatike.

Monumentet e Auckland duke përfshirë ”Sky Tower” dhe ”Harbour Bridge”, plus ndërtesat e parlamentit në Uellington mbetën pa drita në orën 20:30 (07:30 GMT).

Më vonë, monumente të tjera anembanë globit, përfshirë Shtëpinë e Operës së Sidneit, Syrin e Londrës dhe kullën Eifel, do të fikin dritat e tyre në shenjë solidariteti.

Tani në vitin e saj të 18-të, koordinatori i WWF International po kërkon gjithashtu që njerëzit të kontribuojnë në “Jepni një orë për Tokën” dhe të shpenzojnë 60 minuta duke bërë diçka pozitive për planetin.

Drejtoresha e përgjithshme, Kirsten Schujit tha në vitin 2023 se mbi 410 000 orë i janë dhënë planetit tonë nga mbështetës në 190 vende dhe territore, që përfaqësojnë 90% të planetit.

“Është thelbësore të përfshihemi, nëse duam të rrisim ndërgjegjësimin për sfidat mjedisore dhe të përkulim kurbën e humbjes së biodiversitetit deri në vitin 2030”, tha ajo.

“Mbrojtja e planetit tonë është një përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon veprim kolektiv nga çdo cep i shoqërisë”, theksoi Schujit.

Nisma filloi në vitin 2007 në Australi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like