FOKUS – OKB: Situata në Gaza duhet të na “prishë gjumin e natës”

by admin
Spread the love



GJENEVE, 10 mars /ATSH-AA/ – Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinatori për ndihma emergjente, Martin Griffiths deklaroi se “Situata në Gaza duhet të na mbajë zgjuar natën”.

Griffiths ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale X. Ai tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza janë në prag të urisë dhe se “fëmijët po vdesin nga uria”.

Ai vuri në dukje se autoritetet izraelite lejuan vetëm gjysmën e 224 misioneve të ndihmës në shkurt dhe se paligjshmëria në rritje pengoi shpërndarjen e ndihmave. Sipas tij, është rritur hedhja e ndihmës nga ajri, e cila duhet të jetë zgjidhja e fundit. Griffiths tha se 160 anëtarë të personelit të OKB-së u vranë dhe pengjet ende nuk janë liruar.

Duke potencuar 6 problemet kryesore në muajin e 6-të të sulmeve, Griffiths tha se: “Situata në Gaza duhet të na prishë gjumin e natës”. Ai nënvizoi se OKB-ja e di se çfarë duhet bërë për të shpëtuar jetë, por se kushtet dhe garancitë e duhura janë thelbësore. Griffiths bëri thirrje për armëpushim dhe respektim të rregullave të luftës.

Nënsekretari i OKB-së tha se duhet të ketë më shumë pika hyrëse në Gaza, rrugë furnizimi dhe objekte depo brenda qytetit ndërsa autokolonat e ndihmave duhet të mbrohen më mirë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakEkstradohen nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar 2 shtetas në kërkim


You may also like