PARIS – Macron: Kina luan një rol kyç në çështjet globale

by admin
Spread the love

PARIS, 2 maj /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron do të fokusohet në ndikimin e Kinës në çështjet kryesore të sigurisë globale gjatë vizitës së ardhshme shtetërore të udhëheqësit kinez Xi Jinping në Paris.

“Si evropian, është në interesin tonë të sigurojmë që Kina të ketë fjalën e saj për stabilitetin e rendit ndërkombëtar”, tha Macron në një intervistë për “Economist”.

“Rusia po e destabilizon këtë rend, Lindja e Mesme po zhytet në kaos dhe po rriten shqetësimet e një Irani të armatosur bërthamor – asnjë nga këto nuk është në interesat kineze”, tha ai.

“Pra, ne duhet të punojmë me Kinën për të ndërtuar paqen”, tha Macron.

Macron tha gjithashtu se donte të bisedonte me Kinën dhe SHBA-në si dhe me vendet e tjera për të luftuar përhapjen e armëve bërthamore.

“Nevojitet një kornizë për të trajtuar destabilizimin rajonal, aktivitetet balistike dhe programin bërthamor iranian”, tha ai.

“Kjo do të jetë një nga temat kryesore që do të diskutoj me presidentin Xi Jinping. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të angazhuar Kinën në çështjet kryesore globale dhe për të diskutuar marrëdhëniet ekonomike që bazohen në reciprocitet”, shtoi Macron.

“Kina është ka një rol vendimtar kur bëhet fjalë për çeshtjet kryesore rreth planetit, duke filluar nga klima dhe biodiversiteti”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like