FOKUS – OKB kërkon hetime për krime të mundshme lufte në Gaza

by admin
Spread the love

GJENEVË, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Dy ekspertë të pavarur të OKB-së kanë bërë thirrje për një hetim mbi krime të mundshme lufte dhe krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën në Gaza.

“Hetuesve të pavarur duhet t’u jepen burimet, mbështetja dhe aksesi i nevojshëm për të kryer hetime të shpejta, të plota dhe të paanshme mbi krimet që supozohet se janë kryer nga të gjitha palët në konflikt”, thanë ata në Gjenevë.

Megjithatë, ekspertët, Morris Tidball-Binz, raportuesi special i OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore, të shkurtuara dhe arbitrare, dhe Alice Jill Edwards, raportuesja speciale e OKB-së për torturën dhe trajtimet ose dënimet e tjera mizore, çnjerëzore dhe degraduese, nuk dhanë ndonjë shembull specifik.

Në javët e fundit, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë përmendur disa veprime që mund të përbëjnë krime lufte.

Këto përfshijnë rrëmbimin nga luftëtarët e Hamasit të më shumë se 200 personave në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor, militantët në Rripin e Gazës që përdorën civilët si mburoja njerëzore, Izraelin që në mënyrë efektive mbylli Gazën në fillim të luftës si edhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në bombardimet izraelite që rezultojnë në mijëra të vdekur.

Ekspertët thanë se gjykatat në çdo vend mund të hetojnë dhe gjykojnë ata që janë përgjegjës për krime të tilla.

Vendimet e bazuara në këshillat e tyre mund të merren vetëm nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like