FOKUS – OKB akuzon Izraelin për akte gjenocidi në Gazë

by admin
Spread the love

TIRANË, 27 mars /ATSH/- Një eksperte e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se beson se Izraeli ka kryer “akte gjenocidi” në Gazë, sipas BBC.

Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, prezantoi dje raportin e saj përpara vendeve anëtare të OKB-së në Gjenevë.

Por, Izraeli tashmë i ka hedhur poshtë gjetjet e saj.

Kjo vjen në një kohë kur presioni ndërkombëtar ka qënë në rritje ndaj Izraelit për të ndaluar luftën ose për të bërë shumë më tepër për të mbrojtur civilët.

Albanese tha se ka arsye të forta për të besuar se mund të jenë kryer krime të gjenocidit kundër palestinezëve në Gazë.

Izraeli prej vitesh është shprehur i pakënaqur nga axhenda e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili i kushton një vëmendje të veçante shqyrtimit të situatës në “Palestinë dhe territoreve të tjera të pushtuara arabe”.

Pika e rendit të ditës nuk është miratuar nga vetë OKB-ja, por nga vendet anëtare të OKB-së, disa dekada më parë.

Asnjë vend tjetër në botë nuk ka një kontroll të përhershëm, dhe Izraeli e sheh atë si diskriminues dhe që synon delegjitimimin e Izraelit.

Por shumë vende, veçanërisht ato në Lindjen e Mesme, argumentojnë se situata – në mungesë të vetëvendosjes për palestinezët përmes një zgjidhjeje me dy shtete – kërkon një hetim të vazhdueshëm sidomos tani që ekziston një konflikt tjetër.

Që nga sulmi brutal i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, Albanese ka bërë thirrje për lirimin e pengjeve.

Ajo ka dënuar me vendosmëri krimet e kryera nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze në Izrael më 7 tetor. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like