FOKUS – Një zjarri masiv po shkatërron Teksasin, më i madhi në historinë e tij

by admin
Spread the love



AUSTIN, 29 shkurt /ATSH-ANSA/ – Zjarri dramatik që po shkatërron Teksasin është tashmë më i madhi në historinë e shtetit dhe ka shkaktuar tashmë një viktimë, një grua 83-vjeçare në qytetin Stinnett.

Probleme serioze janë shfaqur në zonën e Panhandle ku zjarri mund të përhapet shpejt me motin e nxehtë dhe me erën që pritet gjatë fundjavës.

Shërbimi Pyjor A&M i Teksasit shpjegoi se zjarri i quajtur Smokehouse Creek ka djegur tashmë mbi 400 mijë hektarë dhe është përhapur gjithashtu në 10 mijë hektarë të tjerë në Oklahoma.

Flakët u ndezën nga vapa anormale që theu të gjitha rekordet e ditëve të fundit.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBQK: Remitancat, 84 milionë euro në janar 2024


You may also like