FOKUS – NATO: Rusia vazhdon me grumbullimin e trupave, të përgatitur për më të keqen

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 28 janar /ATSH-ANSA/- Rusia po vazhdon me grumbullimin e njësive ushtarake në kufirin me Ukrainën, por edhe në Bjellorusi, ne po punojmë më së miri për një zgjidhje diplomatike, por jemi të përgatitur edhe për më të keqen, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur në një takim të Këshillit Atlantik.

Stoltenberg përsëriti se Aleanca është e gatshme të dislokojë shpejt forcat e saj.

“Për më tepër, ushtria ukrainase është shumë më mirë e pajisur dhe e trajnuar se në vitin 2014 për mbrojtjen e territorit”, theksoi Stoltenberg.

“Nëse Rusia dëshiron një prani më të vogël aleate pranë kufirit të saj, ajo duhet të veprojë pikërisht në drejtim të kundërt me atë që po bën.

“Nuk e di pse Moska dëshiron të paguajë këtë çmim të lartë”, tha Stoltenberg duke konfirmuar se në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak, vendet aleate kanë vënë në gatishmëri sanksione të rënda”.

“Ne nuk po planifikojmë të pozicionojmë forca luftarake të NATO-s në Ukrainë”, theksoi Stoltenberg, duke shtuar se “Rusia mund të mos kryejë një sulm ushtarak ndaj Ukrainës”.

“Ekziston mundësia e sulmeve kibernetike apo sabotimeve nga brenda, ne jemi të përgatitur për një spektër të gjerë veprimesh”, theksoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like