FOKUS – Macron: Konflikti ukrainas përfaqëson një kërcënim ekzistencial për Evropën dhe Francën tonë

by admin
Spread the love



PARIS, 15 mars /ATSH/ – ”Përgatitje shpirtërore në mbështetje të Kievit”, ka qënë synimi dhe ekuacioni kompleks që Emmanuel Macron u përpoq të zgjidhte të enjten e 14 marsit në dy programet më të ndjekura në Francë (TF1 dhe France 2), në një përpjekje për të qetësuar protestën e ndezur brenda dhe jashtë vendit nga deklaratat e tij të diskutueshme mbi mundësinë e dërgimit të trupave aleate në Ukrainë, shkruan Le Monde.

Presidenti francez është përpjekur të bindë kundërshtarët e tij të shumtë se ”ky konflikt përfaqëson një kërcënim ekzistencial për Evropën tonë dhe për Francën” dhe se ”kjo luftë në pragun tonë është fundi i pakujdesisë për të cilën fola disa vite më parë”.

“Nëse situata përkeqësohet, ne duhet të jemi gati dhe do të jemi gati,” vazhdoi ai, pa detajuar qëllimet e tij apo duke përjashtuar asgjë, madje as vendosjen e trupave franceze në territorin ukrainas.

“Ka një përshkallëzim nga ana e Rusisë” dhe duhet të themi se jemi gati të përgjigjemi” theksoi ai, më pak se dy javë pasi tha më 26 shkurt në Elysee se “asgjë nuk duhet të përjashtohet për këtë. temë”. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMbillen pemë buzë Lanës, Veliaj: Ftoj të gjithë qytetarët të japin kontribut


You may also like