FOKUS – Konfirmohen 50 000 ushtarë rusë të vrarë në vijën e parë në Ukrainë

by admin
Spread the love

TIRANË, 17 prill /ATSH/-  Numri i të vdekurve ushtarakë rusë në Ukrainë ka kaluar shifrën 50 000, sipas BBC.

Në vitin e dytë në vijën e parë, numri i trupave është gati 25% më i lartë se në vitin e parë.

BBC Russian, grupi i pavarur mediatik Mediazona dhe vullnetarët kanë regjistruar vdekjet që nga shkurti i vitit 2022.

Varret e reja në varreza ndihmuan në sigurimin e emrave të shumë ushtarëve.

Më shumë se 27 300 ushtarë rusë vdiqën në vitin e dytë të luftimeve, një reflektim se si avancimet territoriale janë arritur me një kosto të madhe njerëzore.

Rusia i është përgjigjur raportit të BBC duke thënë se vetëm Ministria e Mbrojtjes në Moskë mund të japë këtë lloj informacioni.

Termi “grirësja e mishit” është përdorur për të përshkruar mënyrën se si Moska i dërgon ushtarët pa pushim në një përpjekje për të shtypur forcat ukrainase dhe për t’i ekspozuar vendndodhjet e tyre ndaj artilerisë ruse.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve – prej më shumë se 50 000 – është tetë herë më i lartë se njoftimi publik zyrtar i numrit të vdekjeve të dhëna ndonjëherë nga Moska në shtator 2022.

Numri aktual i vdekjeve ruse ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like