FOKUS – IA mund t’i ndihmojë mjekët të trajtojnë të plagosurit ukrainas

by admin
Spread the love

LONDËR, 2 mars /ATSH/ – Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët në spitalet ukrainase të trajtojnë të plagosurit e luftës, sipas studiuesve të Universiteti Kombëtar i Radioelektronikës në Kharkiv, të cilët së bashku me disa kolegë nga Universiteti i Warwick (Mbretëria e Bashkuar) po zhvillojnë një sistem të bazuar në IA, të aftë për të analizimin e skanimeve të plagëve, përcaktimin e vendndodhjes së tyre në trup, llojin e materialit dhe përcaktimin e nivelit të urgjencës së çdo ndërhyrjeje, shkruan focus.it.

Më shumë se një vit pas shpërthimit të luftës ruso-ukrainase, mjekët po trajtojnë deri në tre lëndime prej predhave të reja në ditë: vështirësia më e madhe është identifikimi i fragmenteve më të vogla se 5 mm dhe nxjerrja e sigurt e atyre që gjenden pranë arterieve.

Ky model i ri do t’i ndihmonte mjekët të vlerësojnë shpejt nivelin e ashpërsisë së pacientëve, duke i lejuar ata të marrin vendimin më të mirë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Për të përcaktuar shkallën e ashpërsisë së plagës, IA duhet së pari të mësojë të përcaktojë se çfarë lloj materiali shkakton plagët.

Studiuesit fillimisht kryen teste në indet e derrit, të cilat janë të ngjashme me ato njerëzore.

Megjithatë, kjo metodë nuk dha rezultatet e dëshiruara dhe për këtë arsye studiuesit ukrainas iu drejtuan kolegëve britanikë nga Universiteti i Warwick, të cilët specializohen në modele të printimit 3D të pjesëve të ndryshme të trupit të njeriut, të cilat imitojnë densitetin e tyre duke përdorur materiale polimerike.

Pasi të kenë futur copa metali, druri ose qelqi (për të imituar copat që do të godasin trupat e ushtarëve), këto modele do të çohen në Ukrainë për të krijuar skanime CT dhe për të marrë imazhet e nevojshme për të trajnuar inteligjencën artificiale.

”Në skenarin më të mirë, inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të parashikojë me saktësi 100% trajtimin e nevojshëm për pacientin, nëse ai është në një situatë kritike, nëse ka nevojë për operacion urgjent apo mund të presë”, shpjegon Greg Gibbons nga Universiteti i Warwick./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like