FOKUS – Gjermania goditet nga një valë e re grevash në sektorin e transportit

by admin
Spread the love



BERLIN, 12 mars /ATSH-DPA/- Gjermania është goditur sërish nga një valë e dyfishtë grevash në sektorin e transportit, pasi drejtuesit e trenave dhe ekuipazhet e kabinës së avionëve ndaluan sot punën për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për pagat.

Rreth 80% e trenave në distanca të gjata u anuluan pasi drejtuesit e trenave nga kompania shtetërore hekurudhore “Deutsche Bahn” nisi sot grevën.

Në qendrat kryesore ajrore në Frankfurt dhe Mynih, dhjetëra mijëra pasagjerë duhej të riplanifikonin fluturimet e tyre për shkak të grevës dyditore nga sindikata e ekuipazhit të kabinës.

Një gjykatë gjermane e apelit do të shqyrtojë përpjekjen e “Deutsche Bahn” për të bllokuar grevën e drejtuesve të trenave në një seancë dëgjimore sot në mesditë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama ndan foto nga Dardha e zbardhur nga dëbora


You may also like