Fluks lëvizjesh në doganën e Qafë Thanës – Shqip

by admin
Spread the love

Turistë nga Polonia, Çekia e Serbia për pushime në Shqipëri

Vijon të mbetet i lartë fluksi i hyrje daljeve në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut 5681 qytetarë dhe kanë udhëtuar drejt vendit fqinj 4876 qytetarë. Kontrolli i përbashkët mes policisë kufitare të dy vendeve ka lehtësuar procedurat për udhëtarët, të cilët si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori ynë, presin vetëm pak minuta.

Shumica e udhëtarëve vijnë nga vendet e Ballkanit, por edhe nga vendet e tjera te Evropës.

I lartë vijon të mbetet fluksi i lëvizjes edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku në 24 orët kanë hyrë 4587 qytetarë dhe kanë dalë nga territori ynë 3237 qytetarë. Për të menaxhuar fluksin policia jonë kufitare ka hapur 5 sportele në hyrje dhe dalje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele.

Autoritetet e kufirit kanë marrë masa për të shtuar sportelet dhe personelin, në rast të rritjes së numrit të udhëtarëve që kalojnë nga pikat kufitare të juglindjes.

Tv Klan

You may also like