Fluks emigrantësh në kufirin Meksikë-SHBA, më 11 maj skadon vendimi për azilkërkuesit

by admin
Spread the love

Radhë të gjata emigrantësh janë grumbulluar në qytetin kufitar të Tijuanas, pranë murit të gjerë që ndan Meksikën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ditët e fundit të një politike trevjeçare e COVID-19 që bllokoi njerëzit të kalonin kufirin dhe kërkonin azil.

Disa kanë tentuar të kalojnë ilegalisht në vend që të presin përgjigje, duke përdorur çdo opsion të mundshëm.

Politika, e njohur si Titulli 42, pritet të skadojë në mesnatën e 11 majit, situatë e cila ka shkaktuar fluks të lartë emigrantësh në kufiri.

Emigrantët që duan të kalojnë kufirin, po presin me padurim për një zgjidhje, ndërsa SHBA-ja po përgatitet për pritjen e mijëra emigratëve. Nga ana tjetër administrata Biden dhe qeveria e shtetit të Teksasit po dërgojnë përforcime në kufi për t’u përgatitur për një rritje të mundshme të imigracionit të paligjshëm.

Qeveria meksikane vlerëson se më shumë se 150 mijë emigrantë po presin në vendet e strehimit dhe në rrugët e shteteve veriore meksikane në kufi me SHBA-në këtë fundjavë, për të pritur kalimin e kufirit.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se skadimi i vendimit mund të çojë në një rritje të numrit të emigrantëve që përpiqen të kalojnë në SHBA dhe të përkeqësojë një krizë humanitare tashmë sfiduese në kufirin jugor.

Vendimi për ndalimin e kalimit të emigrantëve në SHBA hyri në fuqi në vitin 2020 për të frenuar përhapjen e Covid-19, që lejoi autoritetet amerikane të dëbonin me shpejtësi rreth emigrantët.

Politika ka qenë pjesërisht e diskutueshme sepse mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve argumentuan se zyrtarët po përdornin shëndetin publik si një pretekst për të mbajtur sa më shumë persona jashtë vendit.


Top Channel

You may also like