Florent Hasani prezantohet te Rapidi i Bukureshtit

by admin
Spread the love

Florent Hasani është prezantuar edhe zyrtarisht si futbollist i ri i Rapidit të Bukureshtit.

Futbollisti nga Kosova i është bashkuar Rapid Bukureshtit për 300 mijë euro nga Tirana, shkruan lajmi.net.

Raportohet se Florent Hasani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Rapid Bukureshtin.

Hasani ka zgjedhur numrin 8 te skuadra nga kryeqyteti i Rumanisë.

26-vjeçari te Rapidi do të bashkohet me futbollistin tjetër nga Kosova, Ermal Krasniqin që u transferua nga Ballkani verën e këtij viti.

Ndryshe, Hasani ka pasur një gjysmë sezoni fantastik me Tiranën duke shënuar 10 gola në 16 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore me 16 gola të shënuar.

Në Kosovë, ai kishte veshur fanellën e Vushtrrisë dhe Trepçës 89, ndërsa në Evropë karrierë ka bërë tek ekipet si Diosgyr, Kfar Saba dhe së fundmi Gyirmot./Lajmi.net/

You may also like