Flamurtari me “pesë yje” në “Selman Stërmasi”, shkatërron Dinamon dhe merr kreun

by admin
Spread the love

Flamurtari shkatërron në sfidën kryesore të javës së shtatë Dinamon në “Selman Stërmasi” duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5-1. Vlonjatët marrin një fitore të rëndësishme në kampionat që i ngjit ata në vend të parë dhe konfirmojnë përballë një rivali direkt se pretendojnë elitën e futbollit shqiptar.

Dinamo nga ana tjetër regjistron humbjen e parë në kampionat për këtë sezon. Ndeshja u transmetua Live dhe Ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Janë miqtë ata që prishin ekuilibrat në këtë supersfidë me anë të Denis Pjeshkës. Me një goditje nga këndi të devijuar me kokë, mbrojtësi arrin të çojë topin në rrjetë.

Nuk vonon shumë dhe Jonathan me një kalim të bukur ndaj mbrojtësave të Dinamos arrin të shënojë të dytin për vlonjatët. Pas 10 minutash në një penallti të akorduar për tiranasit Denison ngushton diferencat.

Në përfundimin e pjesës së parë Flamurtari shënon sërish me anë të Jonathan i cili çon shifrat në 3-1. Fundi i takimit u bë akoma edhe më shumë interesant pasi Flamurtari realizon edhe dy gola të tjerë me Iacovelli që vulos rezultatin final dhe plotëson një dopietë personale

Me këtë fitore vlonjatët hapin garën për ngjitjen në Superiore dhe marrin kryesimin e Kategorisë së Parë me 14 pikë të grumbulluara. Me humbjen e sotme Dinamo pozicionohen në vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta me Flamurtarin. /oversport.tv

You may also like