Fitorja me Burnley/ Guardiola elozhe për Alvarez, zbulon trajnerin e ardhshëm të Cityt

by admin
Spread the love

Manchester City regjistroi fitoren e katërt radhazi në Premier League teksa mposhti në “Etihad Stadium”, Burnleyn me shifrat 3-1.

Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola iu falën një dygolëshi të Julian Alvarez në pjesën e parë ndërsa në fraksionin e dytë, realizoi edhe Rodri për të vendosur në kasafortë trepikëshin dhe për të vazhduar luftën në distancë me kresuesit e kampionatit, Liverpool. Pas ndeshjes me Burnley, Guardiola pati elozhe për Alvarez, sulmuesi që festoi edhe datëlindjen e 24.

“Mendoj se golat e skuadrës sonë erdhën si pasojë e kualitetit individual të lojtarëve sepse në përgjithësi, Burnley e kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen. Ishte një takim i vështirë dhe jam i lumtur që dolëm me tre pikë. Alvarez? Është një lojtar i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm dhe që ne na ndihmon shumë. Jam i lumtur për të sepse kishte edhe datëlindjen, tek ai nuk vlerësoj vetëm golat, por shumë aspekte”, tha Guardiola.

Spanjolli më pas u ndal edhe te kolegu i tij në radhët e Burnely, Vincent Kompany. Guardiola theksoi se Kompany një ditë do të trajnojë me siguri Cityn, klubin në të cilin zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës si lojtar.

“Burnley është një skuadër e mirë, e përmenda që diferencën në fushë e bënë kualitetet e individëve të caktuar. Kjo është arsyeja pse fituam ndeshjen, jo sepse kontrolluam topin apo se ishim më mirë në aspekte të tjera. Kam ndjesinë se Burnley nuk mori rezultatin që meritonte, herët ose vonë jam i bindur se Kompany do të jetë trajneri i Cityt. Ai është që tani një trajner i shkëlqyer, sezonin e shkuar bëri një punë të madhe”, u shpreh Guardiola.


Top Channel

You may also like