Fitore “serum” për Levanten, Atletico Madrid sheh makthe sërish

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Atletico Madrid është befasuar në shtëpi nga Levante e vendit të fundit, që fitoi me rezultatin 1-0 në “Wanda Metropolitano”. Nëj fitore që shërben si serum për skuadrën nga Valencia, që sërish e ka të vështirë mbijetesën në LaLiga.

Atletico ka përjetuar sërish një ndeshje emocionuese, por nuk ia ka dalë ta shmangë humbjen. Levante realizoi golin trepikësh në fillimin e pjesës së dytë me Melero, pasi një aksioni model. Oblak nuk pati asnjë shans ta ndalte golin.

Gjithsesi portieri në minutat shtesë iu afrua shumë golit të barazimit, pak pasi traversa e kishte shpëtuar atë. Në shtesë Angelo Correa realizoi me një roveshatë, por më parë ishte shkaktuar një faull.

Këmbëngulja e skuadrës së Diego Simeone nuk u shpërblye dhe kështu Barcelona, e vendit të katërt me pikë të barabarta, merr një asist për të shkuar +3, ndërkohë që Atletico rrezikon tani të kalohet edhe nga Real Sociedad. / oversport.tv

LALIGA – JAVA 21 (e prapambetur)

Atletico Madrid-Levante 0-1
Shënues:
Melero 54’

Foto: Levante UD Twitter

You may also like