Fitore karakteri, Roma përmbys Sassuolon dhe sheh zonën Champions

by admin
Spread the love

Dueli më i fortë i javës së 14-të në Serie A zhvillohet në “Diego Maradona”. Mes Napolit kampion dhe Interit, përballje që vjen live në Shqip 2 (20:45).

Roma siguroi tri pikë shumë të rëndësishme në Sassuolo pas fitores 1-2. Që erdhi me përmbysje nga djemtë e Jose Mourinhos.

Të parët kaluan vendasit në avantazh me anë të brazilianit Matheus Henrique në minutën e 25’, por Sassuolo mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të rumunit Daniel Boloca (62’).

Forcat ndryshuan në fushë dhe Roma përfitoi. Në fillim erdhi barazimi falë penalltisë së Paulo Dybala (76’). Gjashtë minuta më vonë erdhi edhe përmbysja.

Danezi Rasmus Kristensen pati edhe fat, pasi goditja e tij u devijua nga mbrojtja vendase. Me suksesin e sotëm, Roma kap përkohësisht Napolin në vendin e katërt me 24 pikë.

Nedim Bajrami u fut në fushë në minutën e 81’ për Sassuolon. Skuadër që mbetet në vendin e 15-të me po kaq pikë.

Dueli më i fortë i javës së 14-të në Serie A zhvillohet në “Diego Maradona”. Mes Napolit kampion dhe Interit, përballje që vjen live në Shqip 2 (20:45)./ Super Sport


Top Channel

You may also like