Fiton çmimin “Pankina e Artë”, Spalletti: Falënderoj lojtarët e mi te Napoli, vlerësimi më i madh për një trajner!

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares së Italisë, njëkohësisht kampion i Serie A me Napolin është shpallur fitues i “Pankinës së Artë” për sezonin e shkuar në vendin fqinj.

Nga 61 persona që votojnë për fituesin, në garën mes trajnerëve të Serie A, Serie B Serie C dhe Serie A, Serie B dhe Serie C për femra, Spalletti grumbulloi 42 vota.

Në vend të dytë u rendit Simone Inzaghi i Interit, teksa vendin e tretë e mori Stefano Pioli i Milanit.

Duke folur pas fitores së këtij trofeu, Spalletti falenderoi lojtarët e tij te skuadra e Napolit.

“Falënderoj të gjithë, në radhë të parë lojtarët e mi të Napolit dhe bashkëpunëtorët e mi. Drejtorin Giuntoli, të gjithë qytetin e Napolit që kontribuuan masivisht në fitimin e këtij çmimi. Më pas dua t’ju falënderoj të gjithë ju nga të cilët kam mësuar kaq shumë gjëra. Të marrësh “Pankinën e Artë” nga kolegë të këtij niveli do të thotë të marrësh vlerësimin e disa prej trajnerëve më të mirë në botë, është çmimi më i mirë që munda të marr dhe që uroj që të gjithë ta marrin. Ky çmim më detyron të jem një trajner më i mirë në të ardhmen”,-tha Spalletti. /Supersport


Top Channel

You may also like