Fitojnë Besa, Arsimi dhe Bashkimi në hapjen e sezonit pranveror   – Shqip

by admin
Spread the love

Gjashtë fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafirë  dhe me  14 gola të shënuar është epilogu i tetë  ndeshjeve  të javës së 16-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Pas ndeshjeve  të sotme  Besa  kryeson me 43 pikë para Pelisterit që ka  36 pikë.

Lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit startoi me fitore në ndeshjen e parë të sezonit pranveror duke e mundur Osogovën me rezultatin 3-0 me golat që i shënuan Aleksovski, Skenderi dhe Izair Emini nga penaltia. Me  tre  pikët e sotme Basa tani kryeson me  43 pikë  apo shtatë më tepër se sa Pelisteri me 36 pikë në pozitën e dytë.

Një fitore të rëndësishme për të mbajtur hapin me ekipet e pjesës së epërme të tabelës ka shënuar edhe Arsimi i Çegranit  që mundi Novacin 2-0. Autor të golave  ishin Albin Ramadani dhe  Argjend Gafuri. Arsimi me tre ikët e sotme forcon pozitën e katërt me  26 pikë. Bashkimi i Kumanovës  është skuadra e vetme  në këtë xhiro që fitoi në transfertë  pasi në stadiumin “Biljanini Izvori” mundi Ohrin me rezultat  2-0

Fitore kanë shënuar edhe Pelisteri kundër Bellasicës 3-0, Karaormani kundër Kozhufit 1-0, Vardari kundër Detonit Plaçkovicës  2-0, ndërsa ndeshja Teteksi dhe Pobeda kanë ndajtën pikët me barazim 0-0

Liga e dytë – Raundi i 16-të

Pellisteri – Belasica 3-0

Teteksi – Pobeda  0-0

Arsimi – Novaci 2-0

Ohrid – Bashkimi 0-2

Skopje  – Kamenica Sasa 1-0

Besa – Osogovo 3-0

Karaormani – Kozhufi 1-0

Vardar – Detonit Plaçkovica 2-0

TABELA

1.Besa      43 pikë

2.Pelister  36

3. Detonit Plaçkovica  35

4. Arsimi  26

5. Skopje 24

6. Kozhufi  23

7. Ohrid 23

8. Novaci 22

9. Vardar Negotino  21

10.Bashkimi    21

11.Bellasica     20

12.Teteksi      19

13.Pobeda     16

14.KaraormanI  14

15.Osogovoa      12

16.Kamenica Sasa   8 pikë

Në xhiron e  17-të, më 24  shkurt, takohen:

Bellasica – Besa 1976

Detonit Plaçkovica  – Skopje

Kamenica Sasa – Arsimi

Karaormani – Ohrid

Kozhufi  – Vardari

Novaci – Pelisteri

Osogova –  Teteksi

Pobeda – Bashkimi

You may also like