Fitojnë Arsimi e Bashkimi, barazon Besa – Shqip

by admin
Spread the love

Pesë  fitore të  ekipeve nikoqire, dy barazime  dhe një fitore e  ekipit mysafirë me  gjithësejt 15 gola të shënuar është epilogu i  xhiros së 20 në Ligën e dytë të  futbollit vendor.

Derbi mes  ekipit  Besa  dhe   Detonit Plaçkovica  që u  zhvillua në stadiumin e Vrapçishtit para  mbi një mijë tifozëve të pranishëm, përfundoi me barazim pa  gola. Marrë nëpër gjithësi  epilogu I ndeshjes  është real  pasi gjatë 90 minutave dy  ekipet  qëllim kryesor kishin që të mos pranojnë gol.  Si duket dy ekipet kanë mbetur të kënaqur  me  nja  pike të fituar pasi mbajnë pozitat aktuale Besa të parin, ndërsa Detonit të tretin.

Befasia e kampionatit  Arsimi i Çegranit sot ka regjistruar fitoren e pestë me radhë sezonale, pas  fitore 3-0 kundër Karaormanit. Fitore  të rëndësishme ka shënuar edhe  Bashkimi në Kumanovë  1-0 kundër Novacit.

Pelisteri në manastir  mundi  Kozhufin  1-0, Skopje mundi Vardarin  gjithashtu  1-0,  ndërsa Ohri   5-0 mundi Osogovën, Pobeda dhe Bellasica i ndajtën pikët duke luajtur  0-0. Fitoren e  vetme si  mysafirë e ka shënuar Kamenica Sasa që e mundi Teteksin në Tetovë 3-1.

Rezultatet: Arsimi – Karaormani 3-0 , Bashkimi – Novaci 1-0, Besa – Detonit Pllaçkovica  0-0, Skopje – Vardari 1-0, Ohri – Osogova 5-0, Pelisteri – Kozhufi  1-0, Pobeda – Bellasica 0-0 dhe Teteksi – Kamenica Sasa 1-3

Tabela: 1.Besa 51 pikë, 2. Pelisteri 45, 3. Detonit Pl 42, 4.Arsimi 38, 5.Ohri 33, 6. Skopje 31, 7.Bashkimi 28, 8.Vardari Neg. 27, 9.Bellasica 25, 10.Kozhufi 24, 11.Novaci 23, 12.Teteksi 20, 13.Pobeda 17, 14.Osogova 16, 15.Karaormani 15, 16. Kamenica Sasa 11 pikë./tvklan.mk

You may also like