Finalissima, sonte në Digitalb. Në “Wembley” do të përballen Italia dhe Argjentina

by admin
Spread the love

Futbolli ka një eveniment të ri “Finalissima”, sfidën që vë përballë skuadrën kampione të Evropës me atë të Amerikës Latine.

Ky trofe do të debutojë mbrëmjen e sotme në impiantin legjendar të futbollit britanik “Wembley” ku do të zbresin në fushë Italia dhe Argjentina.

Për Italinë e Mancinit është një rikthim pas 11 muajsh në tokën angleze ku ngriti trofeun e kampiones së Evropës. Në këtë përballje me Argjentinën nuk do të jenë disa prej futbollistëve që triumfuan në verën e vitit të kaluar për shkak të problemeve fizike.

Mes tyre Chiesa, Berardit apo Immobiles për shkak të problemeve fizike, por ka edhe mungesa që janë si pasojë e tratativave të merkatos sic është rasti i Insignes që do të shkojë në Toronto në Kanada, megjithatë në vend të tij trajneri Mancini ka vendosë të marrë Raspadorit

Mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Verratit në mesfushë, një prej protagonistëve kryesorë në triumfin e vitit të kaluar, por do të jenë Jorginho, Brella dhe Pessina. Ndërkohë në mbrojtje do të jetë për herë të fundit dyshja historike Chiellini-Bonucci, e fundit pasi Chielini ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja. Reparti plotësohet me Di Lorenzo dhe Palmieri ndërsa në portë  Gigi Donnarummën.

Megjithatë Argjentina nuk është një pengesë e lehtë për t’u kaluar. Skuadra Albiceleste që verën e kaluar fitoi Kupën e Amerikës duke mundur Brazilin në finalen e Maracanasë, vjen në ‘Finalissiman’ e Wembleyt me një seri prej 31 ndeshjesh pa humbje.

Trajneri Lionel Scaloni do të ketë në dispozicion një grup lojtarësh me cilësi të larta teknike duke nisur nga Lionel Messi për të vijuar me Lautaro Martinez, Di Marian, Nico Gonzales apo Paulo Dybalan e Rodrigo De Paul pa harruar këtu talentin e ri Julian Alvarez.

Itali-Argjentinë do të jetë përballja e dy skuadrave që në total kanë 6 Kupa Bote dhe padyshim që duan të pasurojnë palmaresin e tyre me një trofe tjetër, atë të Finalissimas.

Italia kundër Argjentinës mbrëmjen e sotme do të kërkojë të harrojë eliminimin nga kualifikueset e botërorit, në këtë ndeshje të madhe që do të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin ekskluzivisht vetëm në Digitalb.


Top Channel

You may also like