Fillon programi “BE-ja për ajër të pastër” që kushton 10 milionë euro

by admin
Spread the love

Në praninë e ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe kryetarit të Manastirit, Toni Konjanovski, sot në Jurop Haus Manastir, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir dhe Mikela Telativ, drejtoreshë e zyrës së UNOPS për Maqedoninë e Veriut me ceremoninë e nënshkrimit do ta fillojnë programin “BE-ja për ajër të pastër”.

Siç informojnë nga Delegacioni i BE-së, Programi “BE-ja për ajër të pastër” ka për qëllim të kontribuojë për uljen e emetimeve të grimcave dhe ndotësve në Manastir, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, me çka do të përmirësohet cilësia e ajrit në vend. Theksohet se 794 540 banorë nga katër qendra urbane drejtpërdrejtë do të kenë përfitim nga: sistemet e përmirësuara për ngrohje në 70 ndërtesa publike me sipërfaqe prej 200.000 м2, dërgesa dhe instalimi i tre stacioneve për ndjekjen e cilësisë së ajrit dhe mbjelljen e 6.000 fidaneve.

Vetëm kryeqyteti, theksohet, do të ketë gjashtë autobusë ekologjikë për transport publik dhe do të jetë objekt i studimit të fizibilitetit për zgjerim të mëtutjeshëm të Sistemit për ngrohje qendrore në Shkup.

Programi “BE-ja për ajër të pastër” del nga Marrëveshja e gjelbër evropiane dhe qëllimi që Evropa të bëhet kontinenti i parë neutral klimatik deri në  vitin 2050. Buxheti prej 10 milionë eurove do të zbatohet në periudhën prej tre vjet (deri në vitin 2026) nën udhëheqjen e UNOPS, bëhet e ditur në kumtesë

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like