Fillojnë largimet te Dinamo, klubi mbyll bashkëpunimin me 4 lojtarë

by admin
Spread the love

Pavarësisht investimeve të mëdha, Dinamo nuk arriti që të mbijetojë në Superiore sezonin e kaluar. Drejtuesit e klubit do të ndryshojnë “fytyrë” në Kategorinë e Parë dhe ditën e sotme kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me katër nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar.

“FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.

Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje dhe dakordësi kontratën, duke ndërprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri.

FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. / Oversport.tv

You may also like