FILIPINE – 15 të vdekur dhe 23 ende të zhdukur nga moti i keq

by admin
Spread the love

MANILA, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe shirat e dendur që goditën pjesë të ndryshme të Filipineve gjatë festës së Krishtlindjeve është rritur në 15, deklaroi Agjencia Kombëtare për Fatkeqësitë.

“Shumica e viktimave u mbytën nga përmbytjet e shpejta”, theksoi Diego Mariano, një oficer informacioni në këtë agjenci.

Tetë nga vdekjet u raportuan në provincat jugore të Misamis Occidental, Misamis Oriental dhe Zambonga del Sur.

Pesë persona vdiqën gjithashtu në provincat lindore të Camarines Sur, Catanduanes dhe Samar.

”Dy peshkatarë kanë vdekur pasi varka e tyre u mbyt në provincën jugore të Leyte në ditën e Krishtlindjes”, deklaruan rojat bregdetare.

Njëzet e tre persona ishin ende të zhdukur për shkak të motit të keq.

”Shumica e të zhdukurve ishin peshkatarë që lundruan në det pavarësisht erërave të forta dhe dallgëve të mëdha”, tha Mariano./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakProjektligji për Bletarinë do të formalizojë prodhimin e mjaltit

You may also like