Filipçe paralajmëron masa restriktive për të pavaksinuarit: Vaksina ka, nuk do të tolerojmë më!

by admin
Spread the love




Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të ketë takim në të cilën do të shqyrtohen masat e reja për parandalimin e koronavirusit ndërsa kanë të bëjnë me personat e pavaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për Kanal5 tha se pas takimit do të dorëzojnë propozime konkrete deri tek Qeveria.

Restrikcionet e reja do të vlejnë vetëm për persona e pavaksinuar, për shkak se siç tha ai, ata më së shumti i ngarkojnë spitalet.

“Sistemi spitalor tani për momentin më i ngarkuar është me pacientët e pavaksinuar. Këtë më nuk do ta tolerojmë më tej. Po vjen sezoni i dimrit dhe koha e viruseve dhe pacientë tjerë në mënyrë shtesë do ta ngarkojnë sistemin spitalor. Në kushte kur ka mjaftueshëm vaksina, absolutisht nuk është e lejueshme qytetarët të mos vaksinohen”, tha Filipçe. /SHENJA/

 

 

 


You may also like