Fifi zbulon lajmin e bukur, është shtatzënë për herë të parë

by admin
Spread the love

Një lajm shumë i bukur vjen nga showbiz-i shqiptar! Këngëtarja dhe artistja shumë e dashur nga publiku, Fifi, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni tashmë i njohur, Adis Patushi do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e dha vetë këngëtarja shqiptare gjatë performancës së saj në Festivalin e Këngës, ku ajo këndoi krah artistit të madh, Flori Mumajesi. Ishte Flori ai i cili zbuloi fillimisht që këngëtarja është në pritje të ëmbël, duke thënë se në skenë nuk ishin të pranishëm tre persona, duke iu referuar vetes, Arbanës dhe Fifit, por katër.

Më pas, vetë Fifi konfirmoi lajmin ndërsa tha: “Jam në pritje të një fëmije. Deri tani ka qenë sekret, por jam shumë e lumtur.”- zbuloi Fifi ndërsa kantautori i njohur ndërhyri duke nënvizuar se ky lajm ishte një nga arsyet kryesore se pse ishte i pranishëm mbrëmjen e tretë në skenën e Festivalit të Këngës.

Ndërkaq, vetë Fifi nuk dha asnjë detaj më tepër rreth shtatzanisë, se sa muajshe është apo gjininë e bebit, por barku i rrumbullakosur ishte shumë i dukshëm. Urime Fifi dhe Adis!

You may also like