Fifi rikthehet në Big Brother VIP? Njoftimi që po bën lëmsh rrjetin (FOTO)

by admin
Spread the love

Këngëtarja dhe artistja shumë e dashur shqiptare, Fifi do të rikthehet të përjetojë sërish emocionet që të jep një nga reality show-t më të ndjekur në vend, Big Brother VIP.

Gjatë vitit të kaluar, ajo ishte pjesë e shtëpisē më të famshme në Shqipëri, teksa për shkak se nuk përjetoi mirë disa situata në shtëpi, ajo u detyrua të lërë lojën në mes. Mirëpo, një njoftim i shpërndarë nga faqja zyrtare e Big Brother VIP bën me dije se ajo do të rikthehet sërish në këtë program.

Por, bëhet fjalë për në Big Brother VIP në Kosovë, që ka nisur transmetimin që në datën 5 dhjetor të vitit të kaluar. Përmes një postimi në rrjete sociale, bëhet me dije se këngëtarja e njohur, ish-konkurrente e këtij formati do të futet sonte në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

‘Fifi, ekskluzive sonte në shtëpi’- shkruhet në faqen e Big Brother VIP Kosova. Nuk dihet nëse ajo do të jetë një nga konkurrentet e reja të këtij programi apo do të jetë thjesht një nga të ftuarat e radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

You may also like