Fifi flet për raportet me Adrola Dushin

by admin
Spread the love

 

 

Romanca mes Filloreta Raçit, e njohur si Fifi, me Adis Patushin, tërhoqi vëmendjen e mediave kohë më parë. Këngëtarja ka folur së fundmi për lidhjen e saj, dhe për raportin e ish-bashkëshorten e Adisit, Adrola Dushin.

Ajo i është përgjigjur mbi 25 pyetjeve të “Prive” që lidhen me jetën e saj personale dhe profesionale, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet për të cilat publiku është shumë kureshtar.

Ajo tha se ka marrëdhënie korrekte me Adrolën.

“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, deklaroi Fifi.

Ajo foli dhe për komentet e njerëzve, duke thënë se janë tërësisht të panevojshme, pasi njohja e saj me partnerin erdhi shumë vite pasi ai ishte ndarë nga Adrola.

“Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur Adisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbysh gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”, tha Fifi.

You may also like