FIFA Club World Cup/ Man. City prek finalen e parë në histori, kampionët e Europës fitojnë ndaj Urawa Reds

by admin
Spread the love

Manchester City siguron finale e parë në FIFA Club World Cup, me anglezët të cilët triumfuan në gjysmëfinale ndaj Urawa Reds me rezultatin 3-0.

Në Jeddah, në stadiumin “King Abdullah Sports City”, skuadra e Pep Guardiola-s mbylli pjesën e parë në avantazh falë autogolit të Hoibraaten në minutën e parë të shtesës, teksa në pjesën e dytë, Man. City shënoi edhe dy herë të tjera.

Në minutën e 52’ Kovacic shënoi golin e dytë dhe gjithashtu gjeti rrjetën e parë personale me “citizens”, ndërkohë që Silva realizoi golin e tretë shtatë minuta më pas.

Skuadra japoneze, Urawa Reds nuk gjeti forcën për të reaguar deri në fund, ndërsa Manchester City tashmë do të diskutojë trofeun në finale e madhe përballë Fluminense-s, me brazilianët që eliminuan në gjysmëfinale Al Ahly./ Supersport


Top Channel

You may also like