FFM-ja dhuroi 13,800 topa futbolli për të gjitha klubet dhe për të gjitha kategoritë – Shqip

by admin
Spread the love

Federata e Futbollit të Maqedonisë shpërndau 13.800 topa të futbollit  si  dhuratë ve të futbollit  (FIFA QUALITY PRO “IMS – International Match Standard”) për të  gjitha klubet në të gjitha nivelet e garave që organizohen nga Federata e futbollit

12 klubeve nga 1 MFL u ndahen 600 topa futbolli (Triton – FIFA) apo nga 50  topa  sejcit klub, dhe 16 klube ntë ligës së dytë të futbollit do të marrin gjithsej 640 topa futbolli.

18 klube nga Liga e Femrave (Liga e parë dhe e dytë) do të marrin 560 topa futbolli (Reposta).

7040 topa të futbolli (Mission IMS) janë të destinuara për klubet nga Liga e Tretë, ligat e organizuara nga Lidhjet Komunale të Futbollit dhe garat për të rinj.

Ekipet nga Liga e Fëmijëve FFM do të marrin gjithsej 3000 topa futbolli. 200 topa janë të destinuara për ekipet nga Liga e Parë dhe e Dytë e futbollit në sallëit. Pjesa tjetër do të jetë në dispozicion për të gjitha Kombëtaret tona. 

Topa e futbollit të prodhuara sipas standardeve më të larta të FIFA-s janë me dizanin  e FFM-së. 

Muamed Sejdini – kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Me aksionin e ri të dedikuar klubeve të futbollit  të Maqedonisë dhe ekipeve  tona kombëтаре Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë konfirmon rëndësinë e mbështetjes së të gjitha klubeve në të gjithakategorit nga garat që organizohen nga FFM. Do të mundohemi në të ardhmen të japim mbështetje dhe ndihmë të plotë për klubet që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në Maqedoni”.    

You may also like