“Feyenoord ekip i fortë, fitojmë në Olimpico”, Lukaku: Po jetoj një ëndërr, dua ta ndihmoj Romën

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Romës, Romelo Lukaku foli për mediet pas barazimit 1-1 ndaj Feyenoord në sfidën e Europa League, me belgun që gjeti rrugën drejt rrjetës këtë të enjte.

Lukaku theksoi se rezultati që morën në transfertë është i mirë dhe se tani skuadrës italiane i duhet të fitojë në ndeshjen e kthimit në shtëpi.

“Ne donim të fitonim, por Feyenoord është një ekip shumë i fortë, veçanërisht sa i përket posedimit të topit. Ne luajtëm një lojë të mirë, patëm disa raste, por është një rezultat i mirë këtu në Roterdam dhe tani do të bëjmë gjithçka në ndeshjen e kthimit në Romë”-tha fillimisht ai.

Më tej sa i përket të ardhmes, Lukaku u shpreh se është i fokusuar te Roma, ndërsa shtoi se po jeton një ëndërr.

“Tani jam i fokusuar te Roma, nuk ka kuptim të flas për të ardhmen tani. Unë dua të ndihmoj Romën të fitojë. Jeta e një futbollisti është e tillë, ka momente pozitive dhe negative. Unë po jetoj një ëndërr, luaj në një kampionat që më ka dhënë kaq shumë, në fund dua të bëj gjithçka për të ndihmuar Romën të fitojë“-deklaroi ndër të tjera Romelo Lukaku.


Top Channel

You may also like