Fetai: Është shqetësues niveli i mundshëm i abstenimit i shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme

by admin
Spread the love

Është shqetësues niveli i mundshëm i abstenimit i shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Kështu tha drejtori i institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetai në emisionin “intervistë në SHENJA”, gjatë prezantimit të anketës që ky institut e ka bërë. Nga pyetja që u kanë bërë nëse javën e ardhshme do të mbahen zgjedhjet a do të kishin dalë të votojnë vetëm 45% sipas tij janë të sigurt se do të dalin të votojnë.

“Afër 12% thonë  që ndoshta po, por që ajo që është shqetësuese është se afro 43% na kanë thënë se nuk votojnë assesi ose nuk janë të përcaktuar dhe nuk e dinë ende”, ka deklaruar Fetai.

Fetai tha se një nga arsyet është apatia e krijuar e qytetarëve. Ai tha se ka një parti shqiptare e cila është në pushtet një kohë shumë të gjatë dhe nëse i fiton edhe zgjedhjet e ardhshme do t’i bëj një çerekshekulli në pushtet dhe shembull të tilli sipas tij, nuk ka askund në Evropë.

MARKETING



You may also like