Feston Kastrioti, një autogol i jep fitoren ndaj Skënderbeut rival

by admin
Spread the love

Kastrioti ka fituar finalen e mbijetesës kundër Skënderbeut, me rezultatin 1-0, dhe kalon për momentin Dinamon në klasifikim. Dueli i sotëm nisi çuditshëm, pasi Dida dhe Bajrami u ndëshkuan me kartonë të kuq për shkak të një sherri mes tyre.

Rregullorja ua lejonte të dyja ekipeve të bënin zëvendësime dhe loja nisi 11 kundër 11. Në fushën e lojës pati dyluftime të shumta dhe gjithçka u vendos për shkak të një autogoli të Dwmfour, i cili me kokë e çoi topin në portën e tij pasi Kaina kishte goditur shtyllën.

Greca dhe Rami vunë në vështirësi korçarët në pjesën e parë, por portieri Rexhepi nuk lejoi golin e dytë. Në pjesën e dytë Kastrioti ishte sërish më konkret, duke iu afruar golit me nigerianin Okebugwu dhe Hasanin.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
Kastrioti-Skënderbeu 1-0
Shënues:
Dwumfour (aut.) 26’

/ oversport.tv

You may also like