Ferrari prezanton ‘bishën’ e re, vetura e parë e garave që mund të vozitet edhe në rrugë – VIDEO

by admin
Spread the love

Ferrari ka prezantuar makinën e re S90 XX Stradale, një version special i bazuar në SF90 Stradale, por shumë më i fuqishëm.

Me një motor V8 me 1030 kuaj fuqi, kjo makinë është frymëzuar për brendësinë e saj nga bota e garave, për të reduktuar peshën. Sediljet janë 1,3 kg më të lehta në krahasim me SF90 normale.

Sa i përket shpejtësisë, “bisha” italiane do të arrijë nga 0 në 100 km/h për 2,3 sekonda. Ndërkohë, shpejtësia maksimale e saj do të arrijë 320 km/h.

Kjo është makina e parë Ferrari e programit XX që do të mund të përdoret në rrugë, pasi të gjitha të tjerat kanë qenë të ideuara për të garuar në pistë.

Ferrari S90 XX Stradale do të prodhohet në 799 njësi dhe mendohet se do të kushtojë rreth 1 milion euro.

You may also like