Ferizaj i afrohet për një pikë liderit! Ja renditja 

by admin
Spread the love

Ferizaj sot ka importuar tre pikë domethënëse, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Kikën e Hogoshtit, në takimin e javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

“Një tjetër fitore shumë e rëndësishme e arritur sot me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi Betim Haxhimusa. 

Lojtarët tonë zhvilluan një ndeshje të madhe sot sepse fusha ishte shumë e rënduar, duke vështirësuar posedimin e topit. 

Pavarësisht kushteve të fushës, skuadra jonë e dominoi kundërshtarin, me që rast duhet ta përmendim se në pjesën e parë e humbën edhe një penallti. 

Vazhdojmë fuqishëm drejt misionit tonë”, njofton FC Ferizaj.  

Grupi B

Vjosa – Ulpiana 4:2
Prishtina e Re – Flamurtari 1:0
Vushtrria – 2 Korriku 1:0
Kika – Ferizaj 0:1
Vllaznia – Ramiz Sadiku 3:0

Renditja: Prishtina e Re kryeson me 39 pikë, pasojnë Ferizaj me 38, Vjosa 37, Ulpiana 31, Ramiz Sadiku 21, Vushtrria 17, 2 Korriku 15, Flamurtari 15, Vllaznia 14 e Kika 13 pikë.

Në javën e ardhshme takohen: 

Flamurtari – Vushtrria
Ramiz Sadiku – Prishtina e Re
2 Korriku – Kika
Ulpiana – Vllaznia
Ferizaj – Vjosa

You may also like