“Fenomeni” Ronaldo: Nëse Mbape shkon te Reali, fiton “Topin e Artë”

by admin
Spread the love

“Xhud Bellingam më kujton pak Zinedin Zidanin për shkak të cilësive të tij”. Është kjo ajo që mendon “Fenomeni” Ronaldo Nazario de Lima, i cili luajti 140 ndeshje përkrah legjendës franceze. Pasi një takimi bamirësie të zhvilluar në Angli, në zonën e “Essex”, organizuar nga ‘Paddy Power’, braziliani foli për britaniken “Daily Mail” për të trajtuar dy nga çështjet më aktuale që prekin skuadrën Realit: Xhud Bellingamin dhe yllin e tij të ardhshëm, Kilië Mbapenë.

Gjithsesi, në pritje të francezit ylli i skuadrës është anglezi i mbërritur verën e kaluar, i cili po mahnit nga dita në ditë: “Më pëlqen mënyra se si luan Bellingam. Më pëlqen ta shoh atë, por mbi të gjitha më pëlqen siguria e tij në lojë, duke shënuar gola pothuajse në çdo ndeshje. Gjithmonë shkon është i projektuar për të luajtur në sulm. Po shikoja disa ndeshje në ‘Bernabeu’ gjatë periudhës së fundit dhe e ndoqa me vëmendje Bellingamin. Thjesht u befasova shumë nga cilësitë e tij. Shpejtësia me të cilën ai vrapon drejt zonës, tregon sesa i uritur është ai për të shënuar ndeshje pas ndeshjeje”.

Ndërkohë, për sa i përket mbërritjes së mundshme të Mbapesë në Madrid, Ronaldo nënvizon: “Nuk e di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, por po flitet për situatën e tij te PSG-ja dhe mendoj se të gjithë e kuptojmë pak a shumë se cilat janë premisat… Për më tepër, duke parë edhe euforinë e tifozërisë madrilene, të gjithë duken të emocionuar për Mbapenë në Madrid, kështu që unë mendoj se diçka prapa kësaj mund të ketë. Personalisht mendoj se Mbape është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai do të jetë një nga më të mirët në qarkullim. Madje, unë jam gati të vë bast, se nëse transferohet te Reali i Madridit, Kilië do të fitojë shumë shpejt ‘Topin e Artë’. Në ‘Bernabeu’ do të gjejë një skuadër që do ta mbështesë dhe do ta bëjë një lojtar edhe më të mirë, ndonëse absolutisht nuk duhet hedhur poshtë ajo çfarë ai ka bërë te PSG-ja.

Çfarë do i mungonte tjetër Realit? Qershi mbi tortë do të ishte Erling Haland, kampioni tjetër i kohëve aktuale. Dhe fakti që Reali gjuan gjithmonë më të mirët në botë, ndonëse Erling po bën një punë të shkëlqyer te Mançester Siti, të ardhmes nuk i duhet kurrë. Pastaj, kush është ai që nuk do të donte të shihte në aksion trion Haland-Mbape-Bellingam, ndonëse për Ançelotin do të ishte një tjetër sfidë e vështirë për t’u kaluar”, përfundoi “Fenomeni”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like