Fëmijët po kthehen nga universiteti – dhe unë po shpresoj të më kthejnë “mendtë e kokës”

by admin
Spread the love

Emma Beddington

Provimet e universitetit kanë përfunduar, kështu që djemtë tanë do të kthehen së shpejti në shtëpi. Kjo do të thotë se ne kemi kaluar një vit të plotë akademik si në një fole bosh. Dhe jam e shqetësuar për atë që do të gjejnë kur të kthehen – dhe nuk e kam fjalën vetëm për “kufomat” ngjyrë kafe dhe të kërcta të bimëve të shtëpisë së pleqve. Ne nuk jemi ndarë, as nuk jemi zhytur në trishtim të dëshpëruar. Na mungonin, por ata dukeshin mjaft të lumtur, kështu që edhe ne ishim të lumtur për ta. Megjithatë, mungesa e tyre na ka bërë… çfarë? Të çuditshëm? Unë mendoj se kjo është fjala e duhur: të çuditshëm.

Si fillim, ata nuk janë kthyer më në shtëpi, që kur vendosëm dy karrige përpara derës prej xhami në kopsht, ku tani kalojmë të gjithë kohën e lirë, njësoj si Statleri dhe Ualdorfi tek “Muppets”, duke komentuar, zakonisht duke kritikuar, gjërat rreth e rrotull, si zogjtë për shembull. 

Nuk do të ndihesha mirë nëse djemtë do i dëgjonin ato që themi (“Ja tek erdhi magjistari me mjekër të dyfishtë”; “Këta zonjtë Starlings janë vërtet maskarenj”). Secili prej nesh ka preferencat e veta ekscentrike për kohën që kalojmë në kolltuk: unë kam identifikuar një kundërshtar specifik të pëllumbit, ndaj të cilit shfryj e shaj gjithë kohës, ndërsa im shoq ka instaluar një nga ato pajisjet e tij të shumta për të monitoruar dhe më pas ankuar, për konsumin e energjisë elektrike. Ai madje e quan atë “pëllumbi im”.

Brenda shtëpisë, gjërat janë përkeqësuar në mënyrë dramatike. Mbushim vetëm një lavatriçe në javë, – situata e rrobave në gardërobë është vazhdimisht “jo aq pis sa për t’u larë – dhe unë e kam mbajtur kryesisht premtimin tim që të mos gatuaj më kurrë. 

Ndryshe nga “depot” e ushqimit të zogjve që janë plot e përplot, dollapët e njerëzve janë po aq të zbrazur, sa ato të tim eti, kur e vizitoja në kohët e universitetit – e vetmja kënaqësi që ai mund të më ofronte ishte një pako me dy gishta bukë të holla, të marrë kushediseku. 

Nuk jam e sigurt se si ta pajtoj këtë me dy orët cilësore që kalojmë me MasterChef Australia që shikojmë çdo natë, por tani mund të gjykoj një gaforre balte me 20 hapa dhe di të përdor myrtin e limonit ose të shtoj thërrime makadamia për një “element krokant”, aftësi që nuk kam ndërmend t’i përdor ndonjëherë. 

Në thelb, kemi nevojë për një furtunë kritikash dhe talljeje nga bijtë tanë, që të na shkundë dhe të na rikthejë sërish në drejtimin e paqartë të civilizimit. Shpresoj që të mos kemi shkuar shumë larg. / The Guardian – Bota.al

You may also like