Fejzullahu e pranon se në Kosovë kanë operuar kompani pa licencë: S’kemi mundur të bëjmë asgjë

by admin
Spread the love

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së
Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë është përgjegjës vetëm
nga gushti i vitit të kaluar pwr punwn e kwtij institucioni, raporton Ekonomia
Online

Në Komisionin Hetimor Parlamentar
në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Fejzullahu
ka thënë se në mungesë të Bordit e kanë pasur të pamundur t’i shqyrtojnë shumë
lëndë.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala e
pyeti nëse në Kosovë kanë operuar kompani pa licencë.

“A keni njohuri kanë operuar
kompani pa licencë. Sa kompani kanë operuar në këtë fazë që po hetojmë ne si
komision, pra pyetja ime është se sa kompani kanë operuar dhe shuma e tyre e
qarkullimit”.

Fejzullahu, e ka pranuar se në
Kosovë kanë operuar tregtarë për shit-blerjen e energjisë gjatë periudhës së
krizën energjetike në vend.

“Kemi pas disa tregtarë që kanë
operuar pa licencë edhe pas periudhës që ne jemi bashkuar si furnizues me
Shqipërinë. Nuk e di sa është numri, e kemi informatë që ka pasur.

Fejzullahu i pyetur nga deputeti i
PDK-së, Ferat Shala, Fejzullahu ka thënë se ka qenë të paktën një kompani që ka
vepruar pa licencë në Kosovë.

“A jeni në njohuri që kanë
shërbyer kompani pa licencë në Kosovë? Sa kompani ka pasur, cilat janë ato dhe
cili është dëmi?”, ka pyetur Shala.

“Nuk e di saktë sa është numri.
Po, ka pasë. E kemi informatën që ka pas. Si e kemi kuptuar, u kemi dërguar
informatën të gjithëve dhe u kemi kërkuar që të licencohen në Kosovë”, ka thënë
Fejzullahu.

I pyetur se cili ka qenë dëmi
material e financiar që iu ka bërë Kosovës, Fejzullahu ka thënë se nuk e di
saktësisht.

Tutje, Fejzullahu foli edhe për
këtë periudhë që kanë funksionuar pa Bord.

“Ju e dini se ZRRE është i pavarur
dhe i përgjigjet Kuvendit. Prej dhjetorit ne nuk kemi pas kuorum, nuk kanë
mundur të marrim vendime për shkak të mungesës së kuorumit. ZRrE është
kompletuar në gusht të vitit 2021, dhe si e tillë unë jam kompetent për këtë
periudhë”

“Në mungesë të bordit kemi pasur një grumbullim të lëndëve. Poashtu është edhe çështja e energjisë. Që nga marrja e mandatit e kemi hapur shqyrtimin tarifor me qenëse në mungesë të bordit nuk kemi mundur ta bëjmë më herët”, tha ai.

You may also like