Fejza (VV): Institucionet e Kosovës janë të përgatitura për zgjedhjet në veri (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, po vlerëson se institucionet e Kosovës i kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve në veri këtë të diele.

Fejza e ftuar në “Edicionin Special” në Shqip, ka thënë se institucioneve u takon që ky proces të realizohet normalisht.

“Ndërkohë që ajo që u takon institucioneve është pra të garantojë që ky proces do të realizohet normalisht, dhe për një gjë të tillë mendoj që institucionet tona janë të përgatitura”, ka thënë Fejza.

“Këto janë disa nga detajet të rëndësishme të cilat do ta përcjellin procesin tutje, ajo çka unë besoj është që procesi do të realizohet në formë të tillë, që asnjë nga detajet logjistike nuk do të pengojë mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e këtij procesi”.

“Mendoj që të gjitha institucionet janë duke kryer detyrën e vet dhe janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme. Sigurisht që nuk po flasim për një situatë krejtësisht të zakonshëm dhe nuk po flasim për një situatë që rezonin ngjashëm në të gjithë territorin e Kosovës, duke pasur parasysh këto specifika institucionet tona janë duke i bërë të gjithë hapat që duhet të ndërmerren që ky proces të shkojë në formë të tillë, që të mundësohet shprehja e vullnetit të qytetarëve”, u shpreh ajo.

You may also like