Favoriti për stolin e Bajernit, ja pse të gjitha rrugët e çojnë Çabi Alonson te “rekordmenët” e Gjermanisë

by admin
Spread the love

E ardhmja e Çabi Alonsos në krye të Bajer Leverkusen është “emërtuar” e fundit në bazë të raportimeve nga mediat gjermane, të cilat e bëjnë thuajse të sigurtë marrjen e detyrës te kampionët ekzistues të Bundesligës. Edhe pse ka kontratë me “aspirinat” deri në vitin 2026, pozicionet “vakante” në Liverpul dhe Mynih vështirë të refuzohen.

“Sky Sport.de” prezanton arsyet se përse teknikun iberikas të gjitha rrugët e dërgojnë te rivalët e Leverkusen:

STRUKTURAT- Prezenca e Maks Eberl në bordin e Bajern Mynih i plotëson të gjitha pozicionet në hierarkinë e klubit. Eberl së bashku me Frojnd gjatë këtyre ditëve do punojnë intesivisht për të bindur Çabin, ndërsa Liverpuli mbi këtë temë është ende në kërkim të drejtorit Sportiv çka do të thotë se “reds” nuk janë gati për të hyrë në kontakte me pasuesit e Jurgen Klop.

PËRSHTATSHMËRIA- Filozofia e Ksabi Alonsos në Bundesligë po jep rezultate fenomenale, asnjë humbje në të gjitha garat me Leverkusen, cikli 2023-2024. Duket sikur 42- vjeçari spanjollë ka gjetur terrenin e duhur për të vijuar shpalosjen e ideve në lidhje me futbollin.

Loja ofensive merr nota dominante në planin e Alonsos, e cila po ashtu ka përputhje me qasjen e bavarezëve.

Liverpuli merr të tjera ngjyra në këtë spektër. Ata kanë ndërthurje mes presionit të lartë dhe kundërsulmeve të shpejta, e cila i rri disi ngushtë ish-mesfushorit në prirjet taktike.

Lotar Mateus dhe Bastian Shvajnshtaiger e kanë theksuar më herët se marrja e bavarezëve prej Çabi do të rezultonte basti i sigurt suksesi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like