Fatjon Jusufi nga Struga TL i bashkangjitet KF Gostivarit – Shqip

by admin
Spread the love

Ish futbollisti i Renovës, Shkupit, Shirak dhe Partizanit, Fatjon Jusufi karrierën e tij si futbollist professional do ta vazhdojë te skuadra e KF Gostivari. Fatjon Jusufi me drejtuesit e Gostivarit ka firmosur kontratë 1 vjeçare.

Pas arritjes së marrëveshjes me ekipin e Gostivarit ekluzivisht për KlanMaqedoni, deklaroi

Gostivari është ekip i ri këtë edicion, por që ka ambiciet e veta dhe ka projektin e vet për të aritur suksese dhe për tu ngjitur dal ngadale në pjesën e sipërme të tabelës, normalisht kërkohet shumë punë dhe përkushtim për ti përmbushur objektivat gjë për të cilën do të jap më të mirën nga vetja”, deklaroi futbollisti Fatjon Jusufi.

Fatjon Jusufi sezonin 2022/2023 ishte pjesë e Struga Trim Lum me të cilët u shpall kampion dhe gjithashtu luajtën edhe në finale të Kupës, ku pikërisht ky  futbollist  ishte  autor I golit të barazimit.  /KlanMacedonia/

You may also like