Falet Kurban Bajrami – Tërnava: Të festojmë bashkë në Kosovë e diasporë

by admin
Spread the love

Besimtarët myslimanë
në Kosovë festojnë Festën e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar kësaj
feste është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ligjëratën tematike
kushtuar festës së Kurban Bajramit e ka mbajtur Orhan Bislimaj, kryemami i KBI
në Prizren.

Myftiu i Kosovës,
Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë bënë bashkë të
gjithë, duke apeluar të festohet bashkë 
në Kosovë e diasporë.

Ai më tej ka shtuar se këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që sipas tij, e ofrojnë besimtarin me Zotin.

“Sot është ditë feste. Feston bota mbarë. Festojmë bashkë brenda vendit e në diasporë. Këtë festë e karakterizojnë ritualet haxhi dhe prerja e kurbanit. Edhe sot kemi pasur përfaqësues tanë që iu janë bashkuar haxhillëkut. Të përgjigjemi o Zoti im. Falënderimi vetëm ty të takon. Ty të takon sundimi. Haxhi është një nga shtyllat e fesë islame”.

“Njëri nga adhurimet që na afron më shumë me xhenetin dhe falje e mëkateve. Haxhi ka dobi dhe vlera të mëdha për besimtarë. Kur njeriu kthehet me zemër e afërsi me Zotin ndryshojnë shumë gjëra. Afrimi te Zoti arrihet me namaz dhe agjërim e adhurime të tjera”.

Me rastin e festës
së Kurba Bajramit, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi
në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kjo festë vjen pas
kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit, raporton EO.

You may also like